18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pesë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut

Kur diagnostikoheni me shtypje të lartë të gjakut, gjëja e parë që do t’jua thotë doktori është të kontrolloni sasinë e natriumit

Pastaj, duhet të hiqni kilogramët e tepërt dhe mes tjerash doktori do t’jua jap një listë me gjërat që nuk duhet t’i hani.

Vështirë se dikush do t’jua jap një listë me gjërat që duhet t’i hani për ta rregulluar shtypjen e lartë të gjakut me ndihmën e pemëve dhe perimeve.

Sidoqoftë, më poshtë i gjeni disa pemë dhe perime të cilat do t’ju ndihmojnë ta kontrolli shtypjen e lartë të gjakut.

Kivi

Kivi është i pasur me minerale të ndryshme që e rregullojnë shtypjen e lartë  të gjakut.

Kivi përmban kalcium, magnez, kalium, e që të gjitha janë të nevojshme për trupin. Veç këtyre, kivit janë të pasur edhe me vitaminë C.

Bananet

Bananet janë shumë të shijshme, por gjithashtu kanë përmbajtje të vogël të sodiumit.

Bananet janë të pasura me kalium, që ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, si dhe bananet mund t’i përzieni në torte, bukë etj.

Spinaqi

Spinaqi ka pak kalori dhe përmbajtje të lartë të fibrave.

Spinaqi përmban magnez, kalium etj., të cilat nevojiten për zvogëlimin dhe mirëmbajtjen e nivelit të shtypjes së gjakut.

Pjeshkat

Pjeshkat janë burim i shkëlqyer i kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet që t’i përfshijnë pjeshkat në shujtat e tyre, bashkë me ilaçet që jua ka përshkruar doktori.

Portokajtë

Për shkak të përqindjes së lartë të vitaminave dhe fibrave, portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Rekomandohet ta konsumoni një gotë me lëng portokalli çdo ditë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles