Site icon Prishtinapress

Përveç mishit të prishur, shëndeti i qytetarëve rrezikohet edhe nga ky produkt

Ishte fillimi i muajit mars të këtij kur shpërtheu skandali i mishit të prishur në Belgjikë, i cili ishte bartur edhe në Kosovë.

Ndërsa tash shëndeti i qytetarëve të Kosovës po rrezikohet edhe nga një produkt tjetër, ai është “Vaji i Palmës”, i cili po importohet në Kosovë.

Për këtë ka reaguar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe ka kërkuar sqarime nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), rreth përqindjes së lejuar për përdorim të vajit të palmës.

Përdorimi i këtij vaji në produkte të qumështit përveç që është i dëmshëm për shëndetin, i krijon humbjen edhe për industrinë vendore të qumështit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se sasia e importit të vajit të palmës është duke u rritur vazhdimisht.

“Shqetësimi i im është sepse vaji i palmës nuk përdoret në masa të caktuar, sipas praktikave të vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nëse përdoret mbi 20 për qind, atëherë ai është kancerogjen. Pas këtij raporti natyrisht kemi me marr masa edhe ndaj vajit të palmës”, ka thënë Bajrami në Rtv dukagjini.

Exit mobile version