Site icon Prishtinapress

Përplasje e ashpër mes ministrit Zemaj dhe deputetit Bulliqi

Menaxhimi i pandemisë COVID-19, ka nxitur një përplasje të ashpër në mes të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Përplasja ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.

Deputeti Bulliqi në fjalimin e tij deklaroi se sa më shumë që zgjatë Qeveria Hoti do të thyhet rekordi i të infektuarve me COVID-19.

“Në ditën e parë të punës së ministrit Zemaj, më 4 qershor kanë qenë pesë të infektuar, kurse vetëm mbrëmë i keni 216 të infektuar sa më shumë ta zgjatni këtë qeveri , ky rekord do të thyhet”, tha ai.

Pas kësaj, ministri Zemaj pohoi se numri i të infektuarve është rritur pas tubimit të LVV-së, më datën 12 qershor.

“Pas karantimit të plotë ka qenë normale të jenë pesë të infektuar, jo vetëm këtu por në gjithë botën. Por ajo më e keqja që ka ndodhë është pas datës 12 qershor, ku infeksioni është shpërndarë në mënyrë marramendëse, mbyllne seancën për publikun, edhe i lexoj me emra anëtarët e të afërmve tu, aktivistë të LVV-së që janë të infektuar me COVID-19, pas datës 12 qershor, ju jeni të dyshuar për virus, shkoni bëni testet, pse po ikni nga testet, ti je me simptoma, në sy shihet që je me simptoma”, deklaroi ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth orës 16:00./Telegrafi/

Exit mobile version