Sot është pëmbyllur Turneu memorial “Adem Jashari”- Volejboll në Skenderaj, në konkurrencën e meshkujve me ç’rast janë ndarë tri çmimet për ekipet më të mira të këtij turneu.
Vendi i parë i takoi ekipit sportiv “Partizani” nga Tirana, kurse vendi i dytë i u nda klubit “Luboteni” nga Ferizaj. Vendin e tretë e mori ekipi nga Skenderaj, K.V “Drenica”.
Ndërsa çmimin lojtari më i mirë i këtij turneu e fitoi volejbollisti nga K.V “Luboteni”, Vitor Amorin.
Po ashtu në këtë turne u ndanë mirënjohje edhe për ish volejbollistët më të dalluar si dhe referet.