Site icon Prishtinapress

Përleshje me armë në qendër të Hanoverit, vritet një kosovar

Një përplasje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani ka tronditur opinionin publik.

Mediat raportojnë se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër.

Më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur

BILD raporton se viktima është shqiptar i Kosovës. Ai është 30 vjeç dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017. Ai ka vrarë një maqedonas, shkruan gazeta.

A bëhet fjalë për hakmarrje?

Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.

Exit mobile version