10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Përleshen në LDK përkrahësit e Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit

Një përplasje verbale dhe fizike ka ndodhur sot në mes aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në nëndegën “Mati 1” në Prishtinë.

Siç mësohet, në përplasje janë përfshi përkrahësit e ish-ministrit Arban Abrashi dhe kryetarit të Degës III, Hazir Borovcit, pasi që të dytë pretendojnë pozitën e parë të Degës së III të LDK-së, e njohur si Dega e Ibrahim Rugovës.

KosovaPress nuk ka mundur të kontaktojë zyrtarët e LDK-së në këtë nëndegë dhe as të Degës së III të LDK-së.

Sipas këtij burimi njerëzit e afërm të Hazir Borovcit nuk i kanë lejuar të hyjnë në proces njerëzit e Arban Abrashit dhe e kanë mbyllur derën, ndërsa atë pranishëm ishin edhe zyrtarët policorë.

Kurse në njoftimin e degës së Tretë të LDK-së thuhet se “në lokalet e Degës së III-të të LDK-së – Dega e Presidentit RUGOVA, u mbajt kuvendi i IX zgjedhor i Nëndegës “ Mati1”. Kuvendin e hapi kryetari i Nëndegës z. Avdi Pireva i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, propozoi edhe trupat punuese, të cilat u votuan me aklamacion me shumicë votash.  Në vazhdim kuvendi zgjodhi edhe për një mandat kryetar të Nëndegës “Mati1” z. Avdi Pireva, kryesinë e nëndegës si dhe delegatët nga kjo Nëndegë për Kuvendin e Degës’, thuhet në njoftim, duke mos përmendur veprimet tjera që kanë ndodhur gjatë këtij takimi.

KosovaPress mëson se kuvendi ishte parapa të mbahej të shtunën në Shkollën Fillore “Iliria”.

Rivaliteti mes Abrashit dhe Borovcit është duke ndodhur për më shumë se tre javë, që kur kanë filluar zgjedhjet në këtë degë.

KosovaPress ka siguruar edhe dy video amatore, që tregon fillimin dhe mbarimin e këtij kuvendi, ndërsa vërehet edhe tensionimi mes aktivistëve të LDK-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles