18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon takimi Kurti – Mustafa, pa marrëveshje

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar se ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takimeve në ditët në vazhdim.

“Takimi në mes dy liderëve ka përfunduar, të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka shtuar se takimi i radhës do të mbahet shumë shpejt.

“Besoj që shumë shpejt nëse jo nesër atëherë pasnesër, kurdo që do të na lejojë agjenda e të dy liderëve”, u shpreh Mustafa.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim LDK karshi postit të presidentit, Mustafa tha se nuk mund të flasë më shumë.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takimeve.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles