Site icon Prishtinapress

Përfundon takimi i Osmanit me Listën Serbe, nuk deklarohen për media

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar edhe sot takimet me partitë politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Osmani zhvilloi takim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas përfundimit të takimit, zyrtarët e kësaj partie nuk janë prononcuar për media.

Ndryshe sot Osmani ka takuar Endrit Shalën nga Nisma, Jetlir Zyberaj nga AKR si dhe Grupin 6+. /Telegrafi/

Exit mobile version