Site icon Prishtinapress

Përfundon procesi i votimit në Turqi, Erdogan prin bindshëm

Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.

Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.

Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.

Sipas exit poll-s, Erdogan po prinë me 57.73 për qind, kurse kundërshtari i tij kryesor  Muharrem Ince nga Partia Republikane ka 27.79 për qind.

Exit mobile version