5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon dita e tretë e intervistimit të Thaçit, vazhdon sërish nesër

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, u intervistua presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas intervistimit, që zgjati gjashtë orë, Thaçi nuk u prononcua për media.

Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë  edhe gjatë ditës së enjte.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Të hënën para intervistimit, Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Bashkatdhetarë nga vendet e BE-së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit. Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

Po ashtu disa nga ta mbanin në duar fotografi të masakrave të kryera nga serbët, me mbishkrimin që “UÇK-ja nuk ka kryer krime. UÇK-ja e ka mbrojtur Kosovën nga kriminelët”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles