U hapën më 9 shkurt, ndërsa sot më 25 shkurt Lojërat Olimpike Dimërore mbyllin kapitullin për vitin 2018.
Kaluan shpejtë 16 ditë, 16 ditë të nxehta me plotë emocione në Pyeongchang të Koresë së Jugut, shkruan IndeksOnline.
Ajka e këtyre lojërave ishte pjesëmarrja e parë e Kosovës, ku me atletin Albin Tahiri u paraqit pesë herë në disiplina të ndryshme të sportit në ski.
Edhe pse pa ndonjë medalje të fituar, paraqitja e Albin Tahirit ishte historike për popullin e Kosovës që më 17 shkurt festoi 10 vjetorin e Pavarsisë.
Përfaqësuesja më e suksesshme si në shumicën e Lojërave Dimërore, ishte Norvegjia e cila siguroi plotë 39 medalje – 14 të arta, 14 të argjendta dhe 11 të bronzta.
Pas norvegjezëve u radhitën shtetet tjera si Gjermania me 31 medalje (14 të artë, 10 të argjendta dhe 7 të bronzta), Kanadaja me 29 medalje në total (11 të arta, 8 të argjendta dhe 10 të bronzta), Amerika me 23 medalje (9 të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta).
Në pozitat 5 dhe 6 radhitet: Holanda me 20 medalje (8 të arta, 6 të argjendta dhe 6 të bronzta) dhe Suedia me 14 medalje (7 të arta, 6 të argjendta dhe 1 të bronztë).
Të suksesshëm ishin edhe atletët rus, që për shkak të dënimit në këto lojëra u paraqiten pa simbole shtetërore. Ata siguruan plotë 17 medalje në total (2 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta).
Kujtojmë se sot nga ora 20:00 (12:00 në orën tonë lokale) pritet të mbahet ceremonia përmbyllëse e Lojërave Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”./IndeksOnline/
Shihemi në vitin 2022…