Site icon Prishtinapress

Përdorim të dron-ëve e mesazhe telefonike, policia me angazhime shtesë për të parandaluar aksidentet

Pas aksidenteve të fundit me shumë viktima Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë vetëdijesuese për sigurinë në trafik.

“APEL NGA POLICIA:

KUJDES!

Respekto rregullat e trafikut!

Shpëto jetë!

Shpejtësia vret!”

Ky ka qenë mesazhi nga policia që iu ka shkuar sot në telefon të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë lidhur me aksidentet në trafikun rrugor e në veçanti atyre me fatalitet, Policia e Kosovë ka hartuar URDHËRIN OPERATIV “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

Pjesë e këtij plani është edhe përdorimi i dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore përmes dron-ëve, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit.

Në vijim keni një sekuencë të xhirimeve të njësitit patrullues duke operuar me dron në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë janë regjistruar 25 aksidente trafiku me të lënduar, 35 aksidente ku ka pasur dëme materiale, derisa janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa.

Exit mobile version