Site icon Prishtinapress

Për tre muaj në QKUK janë kryer 792 operacione të syrit

Klinika e Oftalmologjisë (Syve) në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.

Nga raporti tremujor i punës, rezulton se ka pasur 11895 vizita ambulatore, 1481 vizita sub-specialistike dhe janë kryer 792 operacione.

Siç njofton QKUK përmes një njoftimi për media, gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me 3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër.

Janë shënuar rezultate në ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim,  ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, transmeton KP.

Nga kjo klinikë, ka pasur 658 aplikime të avastinës, poashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Exit mobile version