13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Për të t’ardhur keq në Champions, Spanja – Italia 12-1

Spanja tregoi edhe njëherë superioritein që ka në futboll kundrejt klubeve italiane. Në Ligën e Kampioneve krahasimi mes klubeve të këtyre vendeve është vërtet për t’u ardhur keq për futbollin në vendin e apenineve.

Klubet italiane dhe ato spanjolle në këtë edicion të këtij kompeticioni janë ndeshur 6 herë mes tyre me iberikët që kanë fituar 4 ndeshje, me golavarazh 12-1. Goli i vetëm i italianëve ai i Dzekos ndaj Barcelonës.

Janë këto të dhëna që tregojnë diferencat që ekzistojnë në futbollin mes këtyre dy vendeve pavarësisht dëshirës për të rezistuar dhe për të përballuar gjigantët Real Madrid e Barcelona.

Situata në futbollin italian duket akoma më e errët po të marrësh parasysh edhe përballjet mes këtyre dy përfaqësueseve në eliminatoret e Botërorit 2018. 1-1 ishte rezultati i ndeshjes së parë mes Spanjës dhe Italisë, 3-0 për iberikët ajo e zhvilluar në Santiago Bernabeu. Ky rezultat i fundit ndikoi jo pak te Të Kaltrit që për herë të parë pas 60 vitesh do të shohin evenimentin më të rëndësishëm futbollistik nga ekrani.

Edhe pse në ndeshjet e fundit Allegri e Di Francesco i përgatitën këto ndeshje me kujdes, kjo gjithsesi nuk mjaftoi pasi si Reali ashtu edhe Barcelona e treguan forcën e tyre në një mënyrë apo tjetrën. Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e kthimit dhe situata nuk duket aspak shpresëdhënëse për Juven e Romën për të cilat lind detyra që të paktën të limitojnë dëmet nga këto përballje me spanjollët.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles