18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Për të parandaluar krimin, themelohet Departamenti Special në Themelore dhe Apel

Edhe zyrtarisht është funksionalizuar Departamenti Special në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Me këtë rast, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj tha se me krijimin e këtij departamenti do të ketë më shumë efikasitet në trajtimin e lëndëve.

“Krijimi i këtij departamenti do të ndikojë dukshëm në efikasitetin e trajtimit të lëndëve. Tani më këto lëndë do të trajtohen nga ky departament i specifikuar dhe besoj që rezultatet do të jenë evidente”, tha ai.

Funksionalizimin e këtij departamenti, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, e ka quajtur si një të arritur të madhe.

“Themelimi i departamenti është një e arritur e madhe. Do të rritet efikasiteti në trajtimin e lëndëve”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, tha se është koha të tregojnë se ata që kanë kryer krime do të dënohen.

“Nga sot do të ketë më shumë arsye për të punuar. Kam besim në gjyqtarët dhe besoj që janë njerëzit e duhur dhe besoj që gjyqësorin do ta dërgojnë në një nivel tjetër. Luftimi i korrupsionit dhe krimit, po rrezikon të ardhmen tonë dhe sot është momenti të tregojmë se kush ka bërë krime do të përgjigjet para drejtësisë. Nuk do të ketë asnjë forcë më të madje sesa forca e ligjit”, tha ai.

Afërdita Bytyçi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha se me themelimin e këtij departamenti do të këtë një efikasitet më të madh në trajtimin e lëndëve.

“Themelimi i këtij departamenti është shprehur si domosdoshmëri për të parandaluar krimin, korrupsionin. Në formimin e këtij departamenti ka luajtur edhe ministria e Drejtësisë. Jemi të bindur se themelimi i këtij departamenti do t’i shërbejë profesionalizimit”, tha ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles