8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në Skenderaj, Jashari thotë se “lufta i mori në qafë”

Institutit Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), ka prezantuar  “Profilin Socio Ekonomik të Komunave të Rajonit të Mitrovicës së Jugut”.

Sipas këtij hulumtimi gjendja më e rëndë është në Komunën e Skenderajt, ku 11.2% e popullsisë jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 9.4% nga pensionet, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka dhënë një sqarim rreth këtij hulumtimi.

Ai ka thënë se kjo gjendje vije si pasojë e luftës së fundmit, ngase Komuna e Skenderajt është më e prekura në çdo aspekt.

Komuna e Skenderajt, edhe ashtu e varfër në çdo periudhë para lufte, nga kjo e fundit është shkatërruar më shumë se çdo komunë tjetër. Për jetë njerëzish nuk diskutohet, por për atë pak pasuri të familjeve, që ua dogji e shkatërroi ajo luftë.

Duke pas parasysh përmasat shkatërruese të saj, gjendja ekzistuese nuk mund të ndryshojë shumë shpejt. As për një mandat 4 vjeçar të cilitdo udhëheqës apo kryetar komune.

Ajo që është e sigurt, është se ne jemi duke u angazhuar jashtëzakonisht shumë që të ndryshojmë për të mirë gjendjen dhe statistikat, njëkohësisht.

Rezultatet sot janë të prekshme e të matshme që kemi arritur në ngritjen e mirëqeniës së qytetarëve. Dhe përkundër kësaj, ende kemi familje që shfrytëzojnë asistencën sociale”, ka shkruar Jashari.

Më qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe ngritjes së standardit jetësor për qytetarët tanë, ai ka thënë se janë duke krijuar kushte për investime në shumë sektorë dhe për këtë kanë filluar edhe procedurat për ndërtimin e parkut të biznesit në mënyrë që të nxisim investitorët që të investojnë në Skenderaj, çka do të ndikonte edhe në përmirësimin e kushteve të jetës së familjeve.

Mbetemi të përkushtuar që së bashku me institucionet qendrore të krijojmë politika progresive për të nxitur punësimin, vetëpunësimin dhe kështu ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në vend.

Vetëm nga sektori i bujqësisë, në këto gati dy vite prej se u zgjodha në krye të Komunës, kemi ndihmuar shumë familje t’i rrisin të ardhurat e tyre mujore, nga vetëpunësimi në prodhimtari të ndryshme bujqësore.

Në mesin e këtyre familjeve, ka të atilla që kanë rrit edhe fuqinë punëtore, dhe janë treguar të suksesshme në shitjen e produkteve kultivuese.

Ne jemi të bindur që me ndërtimin e Parkut të Biznesit, do të sjellim investitorë, të gatshëm për investime, do të krijojmë vende të reja pune, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët tanë”.

Ndërsa sa i përket aspektit të krimit, Jashari shton se Komuna e Skenderajt ka një nivel prej 6.5% të veprave penale, duke e bërë komunëm tonë më të sigurtën në raport me komunat tjera të rajonit të veriut të Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles