Për 24 orë, 46 aktakuza kundër 56 personave

0
31

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 8 personave dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj 2 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 14 aktakuza, kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy personave të dyshuar. Gjithashtu, janë ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 11 aktakuza, kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre  personave dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/