8.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK rithekson se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pritet edhe publikimi i këtij aktvendimit nga kjo gjykatë për të vendosur më pas edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Mirëpo se a do të bëjnë koalicione parazgjedhore partitë e mëdha në vend, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një prononcim për Telegrafin ka folur shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza.

Hamza tha se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike për të bërë koalicione parazgjedhore.

Sipas tij, PDK-ja edhe në fushatën e zgjedhjeve të kaluara nuk kanë pasur vija të kuqe.

Por, siç tha ai do ketë hapësirë për të biseduar me partitë e tjera politike për këto koalicione.

“Vija të kuqe asnjëherë s’kemi pas, as fushatën e kaluar dhe as këtë fushatë s’kemi vija të kuqe për asnjë parti politike. Sigurisht që ka hapësirë për të biseduar edhe për koalicione parazgjedhore por varësisht dhe nga rezultati edhe pas zgjedhjeve dhe të shohim se si do të prodhohet situata”, ka thënë Hamza për Telegrafin.

Ndryshe, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Ndërkaq, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar edhe u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles