14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK në Podujevë: Agim Veliu nuk e zbaton ligjin

Dega e Partisë Demokratike në Podujevë përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili sipas tyre po vazhdon me avazin e vjetër, duke shkel ligjet.

PDK në Podujevë thekson se tash e disa vite e shohin veturën e kryetarit Agim Veliut të parkuar para hyrjes së objektit të komunës, duke mos përfillur ligjin e rregullat e komunikacionit, duke e mbajtur veturën të parkuar aty deri në gjysmë ore ndezur dhe duke penguar edhe hyrjen e qytetarëve në komunë.

Lexoni të plotë reagimin e PDK-së në Podujevë:

“Ditë më parë në media ka qarkulluar një video, ku shihet vetura e kryetarit e të Komunës së Podujevës, Agim Veliut, e parkuar para hyrjes së Kuvendit Komunal.

Në fakt, qytetarët janë mësuar tash e disa vite të shohin veturën e kryetarit Agim Veliut të parkuar para hyrjes së objektit të komunës. Kësisoj, Agim Veliu, veç që nuk përfill ligjin e rregullat e komunikacionit, duke e mbajtur veturën të parkuar aty deri në gjysmë ore ndezur, por pengon edhe hyrjen e qytetarëve në komunë. Në këtë mënyrë kryetari Veliu sfidon edhe policinë e Kosovës, pasi në vend se  policia të marrë masa dhe këtë akt ta kualifikojë si shkelje të  rregullave të komunikacionit e si rrjedhojë si shkelje të ligjit, ata nuk ndërmarrin asnjë hap të tillë, sepse mund të “gjobiten” nga kryetari.

Vlen për ta theksuar këtu se me këtë makinë, kryetari Agim Veliu e dëmton edhe buxhetin e qytetarëve, sepse ai bënë rreth 60 kilometra në ditë në rrugën Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas, pasi banon në Prishtinë duke i shpenzuar rreth 400 litra karburante në muaj.

Dega e PDK-së në Podujevë e ka ngritur kaherë shqetësimin e saj lidhur me këtë çështje, shqetësim ky edhe i qytetarëve. Përkundër kësaj kryetari aktual  konsideron se qeverisja e tij është e drejtë dhe vazhdon me avazin e vjetër, duke shkelur ligjet,.

Dega e PDK-së në Podujevë, konsideron se abuzimi me paranë e qytetarëve për t’i përmbushur egot e veta, nga ana e kryetarit Veliu, është një shkelje të cilën qytetarët duhet ta ndëshkojnë në zgjedhjet e ardhshme, sepse një i tillë nuk u duhet atyre dhe shumë nga ata deklarojë se këtij modeli qeverisës, si me pashallëk, është duke  i ardhur fundi”./PrishtinaPress.eu/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles