5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK merr pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me situatën në vend për shkak të pandemisë COVID-19.

Në takim me Kurtin nga PDK-ja do të jetë Memli Krasniqi.

Takimi është thirrur për në ora 10:00, ndërsa duke hyrë në takim është parë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë takim do të diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrin pjesë në takim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles