13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

PDK me kërkesë për Thaçin: Emëroji anëtarët e rinj të KQZ-së

Janë bërë më shumë se një vit që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bllokuar, pasi që në mars të 2018-tës ka përfunduar mandati i anëtarëve të këtij organi. E emërimin e anëtarëve të rinj e pati vonuar presidenti Hashim Thaçi, i cili pas disa muajsh bllokade iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse grupet parlamentare që janë formuar pas zgjedhjeve duhet të kenë përfaqësues në KQZ.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar nga presidenti Thaçi të bëjë emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica theksoi se rezoluta e propozuar nga partitë opozitare është i panevojshëm.

“Seanca e sotme është e panevojshme dhe rezoluta e propozuar. Ne kërkojmë që presidenti t’i emëroj sa me parë anëtarët e KQZ-së dhe të debllokohet ky institucion i rëndësishëm”, është shprehur ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet në seancën e jashtëzakonshme që është ftuar për t’u diskutuar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti.

Përfaqësuesit e qeverisë nuk janë të pranishëm në seancë.

Dje gjithashtu është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për shpenzimin e buxhetit të paplanifikuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles