13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, Veseli: Do të kërkojmë llogari, kryeministri po na e rrezikon aleancën me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftoi se kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër në ora 15:00, pas zhvillimeve të fundit, ku ai u shpreh se do të kërkojnë llogari nga Qeveria, pasi sipas tij kryeministri Albin Kurti është i paaftë dhe po rrezikon aleancën e Kosovës me SHBA-në.

“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.

Lideri i opozitës ka ftuar qytetarët e Kosovës, mbi çdo dallim politik, ta ngre zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja të paparashikueshme.

Veseli tha se aleanca e shenjtë mes Kosovës e SHBA-ve po rrezikohet pasi sipas tij Kosova ka një kryeministër të paaftë, për të kuptuar drejt, i cili nuk ka vizion e as përgjegjësi.

“ Partia Demokratike e Kosovës i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit për Kosovën nga miku ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliona dollarësh. Si asnjëherë më parë, kjo aleance e shenjtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vihet në rrezik nga një Kryeministër i paaftë për të kuptuar e vepruar drejt, nga një Kryeministër pa vizion e pa përgjegjësi”, tha Veseli.

Ai po ashtu u shpreh se rreziku që po shkaktohet nga Qeveria, është për shkak të mungesës së gatishmërisë për të marrë përgjegjësi.

“Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional. Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Dëmi që po shkakton është i rëndë. Dëmi tashmë është bërë shumë i madh në relacion me aleatin tonë strategjik dhe pozitën tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Të keqpërdoret pozita në Qeveri, dhe për disa javë ta sjellësh Kosovën para rrezikut të sigurisë nacionale, është e paprecedent.  Mund të jesh i majtë, mund të jesh i djathtë në Kosovën e lirë, por është e papranueshme dhe e rrezikshme që këto ide ta konfrontojnë interesin tonë shtetëror! Ne kemi vetëm këtë shtet me interes të qartë nacional”, tha Veseli, i cili njoftoi se kanë kërkuar për nesër një seancë të jashtëzakonshme, për të kërkuar llogari nga Qeveria Kurti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles