8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja në Qeveri?- Enver Hoxhaj tregon nëse ka lëvizje në parti

Zyrtari i lartë i PDK’së, Enver Hoxhaj, thotë se deri më tani në asnjë organ të partisë nuk është diskutuar mundësia e bashkëngjitjes në koalicionin qeverisë që e drejton Avdullah Hoti.

Ai thotë se deri më tani nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se do të qëndrojnë në opozitë.

“Qëndrimi është i njëjti. Ne kemi qëndrimin e njëjtë si më 6 tetor, ne mbesim në opozitë. Asnjëherë në organet e partisë nuk është diskutuar një gjë e tillë, ky është qëndrim edhe i kryetarit Veselit”, ka potencuar Hoxhaj në Frontal, raporton Express.

Ai thotë se pavarësisht situatës së krijuar me pandeminë dhe dialogun, PDK nuk do të lëviz drejt ekzekutivit.

“Por kur e shohim situatën e tillë, jo vetëm dialogun por edhe gjendjen me pandeminë, atëherë situate është serioze. Sa i takon përfshirjes në qeveri nuk ka vendim, ne mbesim në opozitë”, shton ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles