6.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

PDK godet rëndë Ramiz Kelmendin: U pasurove duke bërë biznes me Serbinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka goditur rëndë zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, i cili tha sot se organizata “Syri i Popullit” ka lidhje me SHIK-un.

Krasniqi ka thënë se Kelmendi krejt pasurinë e tij e ka bërë duke bërë biznes me Serbinë, ndërkohë që i ka bërë thirrje që të ndalë importet nga ky shtet në dëm të Kosovës.

“Ramiz Kelmendi është një parashutist politik, deklaratat e të cilit asnjëherë nuk meritojnë të merren seriozisht. Nuk mund të merret seriozisht njeriu që krejt pasurinë e tij e ka krijuar dukë bërë biznes me Serbinë, në dëm të ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për Gazetën Express.

“Ai në një anë flet për zhvillim ekonomik në Kosovë e në anën tjetër gjithë biznesin e vet e bën me Serbinë, duke krijuar vende pune atje, në vend se t’i krijojë ato këtu. Para se të flasë dokrra të porositura nga të tjerët, Kelmendi më mirë është të ndalojë importet milionëshe që kompania e tij i bën me Serbinë dhe të fillojë të mbështesë prodhimet e Kosovës, të cilat i ka dëmtuar dhe i dëmton edhe sot”, ka theksuar Krasniqi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles