21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

PDK gati për Konventën Zgjedhore, veç Veseli kandidat për Kryetar

I tërë fokusi në procesin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së është se a do të ketë kundërkandidat kryetari aktual i kësaj partie, Kadri Veseli. Deri më tani në garë për të parin e PDK-së është vetëm Veseli.Për vite me radhë në krye të  PDK-së, qëndroi Hashim Thaçi deri në momentin kur hoqi dorë nga ambicia për ta mbajtur këtë pozitë. Në maj të 2016-ës, Kadri Veseli u zgjodh kryetar i kësaj partie.

Megjithëkëtë, Kadri Veseli duket se do të udhëheqë PDK-në edhe për një mandat, pasi nuk ka asnjë kunderkandidat. Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Basri Musmurati.

“Kadriu e ka meritu këtë post dhe sigurisht do të kandidojë për postin e ardhshëm të kryetarit. Nuk e di a do të ketë  kundërkandidat deri më tani askush nuk ka dalë publikisht. Zgjedjet s’janë kry ende as Kadriu zyrtarisht ende nuk e ka shpallur kandidaturën”, tha Musmurati për Gazetën Express.

Zgjedhjet e brendshme në PDK, kanë filluar në tetor dhe fillimisht zgjedhjet po kryhet nëpër nëndegë e degë. Kur të përfundojnë të gjitha atëherë do të organizohet Konventa Zgjedhore, tha më tej Musmurati.

“Na jem tu i mbajt zgjedhjet në degë e nendëge ende nuk janë kry në të gjitha degët e nëndegët dhe në momentin që kryhen zgjedhjet nëpër degë atëherë organizojmë konventën zgjedhore për t’i zgjedhë organet qendrore të partisë dhe për ta zgjedhë kryetarin e ardhshëm të partisë”, tha ai.

Musmurati nuk dha ndonjë afat kohor se kur do të zgjedhet kryetari i partisë.

“Në disa degë janë kryer por kemi numër të madh të degëve për ti mbajt kuvendet zgjedhore. Besoj që brenda këtij muaji nëse jo të gjitha pjesën dërrmuesë te degëve kemi me i kry dikund janë 1200 nëndegë. Sa i përket konventës zgjedhore të partisë në momentin që kryhen zgjedhjet nëpër nendegë do ta caktojmë datën kur e mbajmë konventën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse partia po përballet me probleme gjatë këtij procesi, Musmurati tha se kur ka më shumë kandidatë në një garë ka pakënaqësi, por shtoi se kjo është normale.

“Nuk mund të theksojmë se ka probleme aty ku ka gara me mujt njëri tjetrin. Kur ka gara kualiteti zgjedhor na del më mirë, problem ka aty kur kundërshtohet mu mbajt zgjedhjet-aso nuk kemi. Kur kandidaojnë më shumë kandidatë ai që nuk fiton ndahet i pakënaqur, kjo është normale”, përfundoi Musmurati.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles