Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë sot në IMAZH të RTK-së gjatë një përballje me Lutfi Hazirin nga LDK, se Kosova tashmë ka hyrë në zgjedhje të parakohshme. Ai tha se dëshmi për këtë është vizita e kryeministrit Mustafa në Bruksel.
Ndërkaq nënkryetari i LDK-së, Haziri tha se gjatë kësaj jave do të dihet saktësisht nëse koalcioni do të vazhdojë bashkëjetsën apo do të ketë marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
”Gjatë kësaj jave do të ketë zhvillime të rendsishme dhe shumë gjëra do të saktësohen në raport me demarkacionin dhe vendimet e tjera”, ka deklaruar Haziri.
Ai tha se në fillim të muajit Maj, pritet që demarkacioni të riprocedohet në Kuvend, dhe sipas tij nuk ka aq shumë deputet të LDK-së që janë kundër demarkacionit siç është raportuar vazhdimisht në media.
Por, Rexhep Hoti nga PDK, tha se dështimi për demarkacionin dhe vendimet e tjera të mëdha e ka vet partia që udhëhiqet nga kryeministri Mustafa, i cili sipas tij nuk ka arritur të menaxhoi siç duhet këtë situatë dhe nuk ka arritur konsensus.
Hoti ka ripërseritur se nësë demarkacioni nuk kalon, vendi gjithësesi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me këtë konstatim është pajtuar edhe Lutfi Haziri, i cili tha se është e pakuptimtë që të vazhdohet derisa nuk ka mundësi të merren vendime të mëdha./RTKlive