16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, i tërë qyteti mbushet me rrënoja – spitalet mbingarkohen me të lënduar

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti, është dridhur i tëri nga dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 10 persona.

Pamjet e shpërthimeve janë dokumentuar me video dhe fotografi të ndryshme amatore. Besohet se ka shpërthyer një depo përplot me mjete piroteknike, transmeton Telegrafi.

E nga shpërthimi janë shkatërruar një sërë ndërtesash dhe shtëpi, përfshirë ambasada, objekte të Qeverisë si dhe rezidenca e kryeministrit Saad al Hariri.

Shpërthimet janë ndjerë në një distancë prej 10 kilometrave. Vlerësohet se shpërthimi i parë të ketë qenë paksa më i vogël, kurse i dyti shumë më i fuqishëm duke bërë që në ajër të ngritet një re në formë kërpudhe.

Besohet se shumë persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja. Shpërthimi ka ndodhur në kohën më të rëndë ekonomike dhe të krizës financiare për Libanin dhe në kohën kur janë rritur tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë vijës kufitare në jug të Libanit.

Pamje të publikuara pas shpërthimit shfaqin pasojat, ku në shikim të parë duket si një zonë lufte pasi gjithçka është shkatërruar duke filluar nga ndërtesat e deri të rrugët e mbuluara më xhama dhe rrënoja të objekteve të ndryshme.

Spitalet janë mbingarkuar për shkak të numrit të madh të qytetarëve që janë dërguar për trajtim, pas lëndime që i kanë marrë nga shpërthimi.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles