Site icon Prishtinapress

Pas takimit me Tahirin, Apostolova: Është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e ka vlerësuar të frytshëm takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.

Apostolova, pas takimit ka thënë se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Kosovës dhe zv.kryeministrin Tahiri, sa i përket agjendës evropiane.

Përfaqësuesja e BE-së, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë.

“Një takim i frytshëm sot me Besnik Tahirin, për të diskutuar lidhur me përgjegjësitë e qeverisë së Kosovës. Është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë. Do të kemi bashkëpunim të ngushtë. Tani do të presim e do të shohim kush do të udhëheq me agjendën evropiane”, ka shkruar Apostolova.

Edhe zëvendëskryeministri Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Tahiri, gjatë takimit me Apostoloven, ka konfirmuar se ekziston një përkushtim që të vazhdojnë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione.

Exit mobile version