18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pas takimit me Rita Orën, futbollistja kosovare: Vend i vogël, por njerëz të fuqishëm

Vajzat kosovare këtë vit kanë pushtuar futbollin në mbarë botën.

Era Istrefi këndon himin e Kampionatit Botëror, Dua Lipa performon sonte (e shtunë) në finalen e Champions League, ndërsa Rita Ora është bashkuar me UEFA-n për të përkrahur futbollin e femrave në botë, shkruan lajmi.net.

Rita tash e dy ditë po qëndron në Gjermani, ku po realizon koncerte në disa qytete të këtij shteti, kurse mbrëmë performoi në Munich.

Para se të performonte, Rita gjatë ditës së djeshme është takuar me futbollisten e suksesshme nga Kosova, Kosovare Asllani.

Kjo e fundit i dhuroi këngëtares një fanellë të saj, ndërsa Rita ia dha një fanellë nga kampanja me të cilën Rita promovon futbollin e femrave në botë.

“Kalova shumë mirë mbrëmë në Munich dhe Rita absolutisht e ka ‘mbyt’ në koncertin e saj. Duhet të them se Kosova po reprezentohet mirë përmesw muzikës dhe futbollit. @ritaora është ambasadore e @weplaystrong@dualipa këndon sonte në finalen e @championsleague dhe @strefie këndon këngën zyrtare në “Kupën Botërore”. Vend i vogël, por njerëz të fuqishëm😉”, ka shkruar Asllani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles