Site icon Prishtinapress

Pas Shukri Bujës edhe Nait Hasani mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë

Mocionin i votëbesimin ndaj Qeverisë së Kosovës i nisur nga Nisma për Kosovën, përveç partive opozitare po mbështetet edhe nga deputetë të PDK-së dhe disa ta pavarur.

Njëri ndër ta është edhe Nait Hasani deputet i PDK-së. Hasani i cili ka qenë kundërshtues i shpeshtë ndaj koalicionit qeverisës, sidomos sa i përket marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë për lajmi.net se do e mbështesë këtë mocion.

“Unë do ta mbështesë mocionin ashtu siç e kam bërë të qartë edhe më herët”, ka thënë ai.

Përveç Hasanit deri më tani nga radhët e PDK-së mocionin për rrëzimin e Qeverisë e ka mbështetur edhe Shukri Buja. Shaip Muja e Gëzim Kelmendi, janë deputetët e pavarur që deri më tani kanë poashtu kanë dhënë mbështetje mocionit.

Opozitës i duhet 40 nënshkrime për thirrjen e një seance ku në rend dite do të ishte mocioni i votëbesimit të Qeverisë, ndërsa për të kaluar mocioni duhen mbi 61 votat e deputetëve.

Exit mobile version