Site icon Prishtinapress

Pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus, Rama kërkon që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore

Kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen urgjente të qeverisë pas shfaqjes së dy rasteve të Coronavirusit në vend, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të ndalohen edhe aktivitetet e tjera dhe grumbullimi masiv i njerëzve dhe të mblidhen të gjitha të dhënat në lidhje me gjendjen dhe të vlerësohet më tutje se çfarë duhet të bëhet tutje, shkruan Telegrafi.

“Ne besojmë së është momenti që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore dhe njëkohësisht të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimin e aktiviteteve aktive e sportive, kulturore, konferencave, dëgjesave publike. Të mblidhen të gjitha të dhënat që të vlerësohen më tutje se çfarë duhet të bëhet tutje”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu kërkon që të bëhet vetëizolimi i personave.

“Një tjetër element që duhet të merret në konsideratë është vetëkarantimimi i personave që vijnë nga zonat e shpërthimit, të cilat monitorohen me një seriozitet. Është e rëndësishme që çdo individ duhet ta kuptojë që ka një rol në këtë përballje”, shtoi ai.

Me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar dy rastet e para të Coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version