Site icon Prishtinapress

Pas rizgjedhjes, Veseli: S’do lejojë askënd të punoj në kundërshtim me interesin e qytetarëve

Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se nuk do të lejojë askënd të merr vendime e të cilat nuk janë në interes të qytetarëve.

Ai derisa tha se rizgjedhja e tij, është nder e krenari, theksoi se do të jetë i pa kompromis deri sa të qoj në vend amanetin e të rënëve për liri.

 “Ky është moment nderi dhe krenari jo vetëm për mua por për të gjithë PDK-në. Ju sot më keni bërë një nder dhe unë e di menjëherë që kërkoni përgjegjësi, lidership, kërkoni vizion. Kërkoni që në PDK të mos ketë dilema, mos të ketë paqartësi, mos të ketë abuzime, por të ketë drejtim të qartë për vendin, për kombin në mënyrë që të ecim përpara. Nuk do të lejoj askënd dhe me asgjë atë që nuk është në interesin e kombit tim qytetarëve të këtij vendi. Nuk do të lejojë askënd dhe me asgjë  që të na pengojë që të ecim përpara e as të na ndalojë. Do të jem i pa kompromis që të qojmë atje ku duhet amanetin e të rënëve për liri”, tha Veseli.

Exit mobile version