18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pas përplasjeve ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, Selmanaj tregon nëse do ta votojë Demarkacionin

Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, i cili para pak ditësh kishte paralajmëruar se nuk do ta votonte marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi nëse raporti i Shpejtim Bulliqit do të mbetej vetëm si dokument orientues, duket se ka zbutur qëndrimet e tij.

Selmanaj për lajmi.net ka thënë që qëndrimi i tij ka qenë që nëse eventualisht raporti i Shpejtim Bulliqit nuk bëhet me ligj atëherë ai nuk do ta votojë marrëveshjen.

Mirëpo meqë raporti i Bulliqit tashmë është në ligj së bashku me tri nene ashtu siç ka propozuar Kryeministri Haradinaj “atëherë do të jetë në rregull”.

“Deklarata ime ka qenë që nëse raporti i Shpejtim Bulliqit nuk bëhet me ligj, unë nuk votoj, raporti është në ligj, është pjesë e ligjit dhe është me tri nene, nëse mbetet ligji ashtu si është propozuar nga  kryeministri, atëherë në rregull jemi, nëse ka lëvizje, atëherë vlen deklarata ime që kam thënë në fillim” tha Selmanaj.

Selmanaj i pyetur për qëndrimin e tij aktual, ai ka thënë se do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit nëse ligji me bazë juridike për përmirsimin e gabimeve eventuale të evidentuara mbetet.

“Nëse mbetet ligji me tri nene i cili ka bazë juridike për me u përmirsu gabimet që kanë ndodhur, atëherë normal që do të marrim vendim si grup parlamentar” shtoi Selmanaj.

Ndryshe, ende nuk ka datë të saktë për mbajtjen e seancës ku do të hidhet në votim marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë që Kuvendi po vazhdon punimet ku të mërkurën dhe enjten do të mbahen seancat për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe për dhunën në familje.

Memli Krasniqi ka thënë për lajmi.net se ai nuk ka çfarë t’i shtojë deklaratës së Kryetarit të Kuvendit,

Kadri Veseli, i cili tha se seanca për ratifikimin e Demarkacionit mund të mbahet këtë javë në ditët në vijim, mirëpo nuk përjashtoi mundësinë që seanca të shtyhet edhe për javën e ardhshme.

“Besoj e keni degju Kryetarin e Kuvendit pas mbledhjes se Kryesisë. S’kam çka i shtojë asaj deklarate sot” ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit gjatë ditës së sotme ka caktuar dy seanca të rradhës më 7 dhe 8 mars, ku të mërkurën do të mbahet debat parlamentar për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ndërkaq më 8 mars, në ditën e gruas, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për dhunën në familje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles