6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Pas ngjarjeve të fundit, BE kërkon më shumë përkushtim në dialog

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka “rëndësi të madhe”, një ditë para se në Bruksel të zhvillohet edhe një rund i dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Mëtutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin e nesërm Kosovë – Serbi, do të marrin pjesë kryeministrat dhe presidentët e të dy vendeve.

“Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut”, tha Kocijançiq.

Mëtutje, ajo është shprehur se “është krejtësisht e qartë se progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore” dhe ka shtuar se “kjo vlen për të dy palët, dhe për Bashkimin Evropian në tërësi”.

Zëdhënësja Kocijançiq tha se “të dy palët kanë shprehur përkushtim për dialog dhe ne presim se ky përkushtim do të vazhdojë, përfshirë implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles