
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet, pas letrës së dërguar tek liderët botërorë.
Haradinaj të martën njoftoi se u ka dërguar një letër kryeministrave të botës ku thuhet se: “Kosova bisedon me Serbinë si shtet sovran”.
“Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiq për “Veçernje Novosti”, transmeton prishtinapress.eu
Haradinaj në letrën e tij kishte shkruar se statusi i Kosovës është konfirmuar më 17 shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë dhe se dialogu me Serbinë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “me njohje të ndërsjella”.