Site icon Prishtinapress

Pas Gjilanit, edhe Vitia e Kllokoti në mbështetje të Fatmir Limajt për kryeministër

Nisma Socialdemokrate në orët e mbrëmjes është takuar me strukturat dhe simpatizantët e saj nga Vitia dhe Kllokoti të cilët u mirëpritën me surl e tupana.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-ARK-PD, Fatmir Limaj teksa shpalosin programin e tij politik për katër vitet e ardhshme tha se programi Bashkë për shtetin është kthyer në lëvizje qytetare.

Kreu i Nisës Socialdemokrate deklaroi se vendit i duhet unitet dhe forcë për t’ia kryer disa tema të rëndësishme për vendin cilat sipas tij mund të marrin epilog vetëm duke qenë të bashkuar.

Limaj tha se duke qenë të bashkuar pë shtetin do ofrojnë mundësi më të mira për gratë, pensionistët dhe tërinjët, teksa premtoi sigurimë shëndetësor dhe zbatim të Ligjit të Punës për punëtorët. Kandidati për kryeministër tha se një njeri për të udhëhequr vendin duhet ta duaj vendin dhe të dijë sepse në të kundërtën e merr shtetin në çafë.

“Bashkë për shtetin për një vend më të fuqishëm më të sigurt më tëqëndrushëm bashkë për shtetin për zhvillim tëfuqishmë të vendit. Miq ne i thërrasim në bashkim ne thërrasim në kryerje të temave të cilat janë të rëndësishme për vendin ne bësojmë që vetëm të bashkuar rreth interesave të shtetit është ajo që i duhet Kosovës. Ne besojmë në bashkimin dhe fuqinë e Kosovës ne besojmë që vetëm projektet politike që bashkojnënjerezit i duhen vendit ne refuzojmë politikën e përjashtimit dhe diferencimin e njerëzve ne refuzojmë politikën e sharjes sënjerëZve”, tha Limaj.

Ndërsa, kryetari i Nismës Socialdemokrate nëKllokot i cili është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mervan Rexhepi Rexhepi “tha se Nisma do vazhdoj të jetë përkrahëse e prodhuësve vendor pasi fokus ka bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas tij vendi ka nevojë për një politik dhe vizipn të qartë dhe njerëz të guximshëm si Fatmir Limaj.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Viti, Kastriot Sylejmani teksa ka lavdëruar punën e tri ministrive që i kishe në qeverinë e kaluar tha se Nisma Socialdemokrate do jetë pjesë përbërëse e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Sylejmani premtoi shumë projekte për Vitin dhe Kllokotin.

“Nisma do jetë pjesë përbërëse e qeverisë dhe nuk do mund askush të bëjë qeveri pa Nismës Socialdemokrate dhe kryeministrin në ardhjen Fatmir Limaj…që të tri ministrit kanë pasur projekte edhe në Viti e dini sa projekti është në nivel të Kosovës aq shumë sa që shpesh ato nuk mund të sjellin projekte në vete. Ne kemi shtruar presionin dhe autoritetin tonë e kemi gjetur një gjuhë të mirë të bashkëpunimit tek ministrat e Nismës dhe kemi sjell projekte. I përmenda këto projekte sepse kështu do vazhdojmë me projekte më të mëdha për Vitin dhe Kllokotin”, tha Sylejmani.

Kandidatët për deputet nga Nisma Socialdemokrate nga Vitia janë: Kastriot Sylejmani, Mervan Rexhepi, TazimHalabaku.

Exit mobile version