Site icon Prishtinapress

Pas dorëzimit të komenteve në Kushtetuese, Kurti kërkon të shpallet i pavlefshëm dekreti i Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dorëzuar komentet në lidhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga presidenti Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër.

Në një njoftim për media, thuhet se “ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Më herët gjatë ditës, komentet u dorëzuan edhe nga LDK-ja, VV-ja, presidenti Thaçi e kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Nagavci nga LVV ka theksuar se shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda.

“Shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda, ne besojmë që të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë. Sipas Kushtetutës presidenti do të duhej të ishte unifikues, mirëpo ai ka tejkaluar të gjitha kompetencat e tij duke favorizuar parti politike dhe duke vepruar për interesa qoftë personale apo partiake. Në mënyrë jashtëkushtetuese presidenti Thaçi ka konstatuar se LVV ka hequr dorë nga e drejta e saj për të mandatar kandidatin për kryeministër, ndonëse ne se kemi bërë asnjëherë një gjë të tillë”, tha Nagavci.

Exit mobile version