Site icon Prishtinapress

Pas deklaratave të djeshme, Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë Vesna Mikiq.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Haradinaj.

Vendimi i Haradinajt për Makiq, vije pasi kjo e fundit dje kishte thënë se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, përcjell prishtinapress.eu

Kreu i ekzekutivit ka shkruar se në nstitucionet e Kosovës, nuk ka vend për individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarimet e Vesna Mikiqit dje kanë shkaktuar shumë reagime.

Exit mobile version