18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pas daljes nga Qeveria: Lista Serbe zotohet se do të formojë vet Asociacionin

Lista Serbe do të dalë nga Qeveria e Kosovës, dhe pastaj në fund të muajit të ardhshëm vet do të fillojnë të formojnë Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë Goran Rakiq.

Siç tha ai, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tashmë është informuar për këtë, me të cilën përfaqësuesit e Listës Serbe kishin një takim në Beograd.

Ai theksoi se në seancën e Kuvendit që do ta mbajnë në veri të Mitrovicës, do të propozojnë se më 20 prill, do të nisin vet të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Ai theksoi se pas ngjarjeve të djeshme në Kosovë, Lista Serbe nuk do të jetë më e heshtur.

“Pas sulmit të djeshëm terrorist ndaj qytetarëve serbë të paarmatosur në Mitrovicë dhe ndaj përfaqësuesit të qeverisë serbe, ne si përfaqësuesit legjitim të serbëve nuk mund të jemi të pagojë dhe nuk mund të rrimë të heshtur më ”, tha ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles