4.6 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas certifikatave MPB mbetet edhe pa letërnjoftime

Për shkak të keqmenaxhimit të zyrtarëve përgjegjës, Ministria e Punëve të Brendshme ka mbetur pa letërnjoftime.

Një sasi e vogël e letërnjoftimeve është duke u prodhuar nga MPB-ja, derisa aplikimi për ta është rreth 2000 në ditë.

 

Mësohet se nga fillimi i kësaj jave MPB-ja ka mbetur pa materiale furnizues për prodhimin e letërnjoftimeve. Kjo ngase menaxhmenti i kontratës për furnizim me letërnjoftim ka bërë kërkesë me vonesë tek kontraktuesi për material për letërnjoftim.

 

Aktualisht janë duke u prodhuar vetëm një sasi e vogël e letërnjoftimeve që qytetarët i paguajnë me procedurë të përshpejtuar me pagesë më të lartë, prodhimi i rregullt i tyre ka stopuar tërësisht.

Zyra për informim e MPB-së ka refuzuar të përgjigjet për shkakun e mungesës së letërnjoftimeve, apo se kur do të normalizohet situata.

Furnizimin me letërnjoftim për MBP-në e bënë kompania gjermane “Veridos”. MPB kishte lidhur këtë kontratë me procedurë të negociuar në vitin 2016, në kohëzgjatje prej pesë viteve, me të njëjtin kompani të cilit sapo i kishte skaduar kontrata për furnizim me pasaporta biometrike, kontrata tjetër për furnizim me letërnjoftime biometrike dhe kontrata për furnizim me patentë shofer. Vlera e kontratës së re ishte 19,817,750 euro, prej tyre 7,498,800 euro për mirëmbajtje dhe avancim, pjesa tjetër për dokumente bllanko. Ndërsa prej vitit 2011 e deri në vitin 2016, MPB kishte shpenzuar 17,578,017 euro prej të cilave 6,235,147 euro për pajisje dhe mirëmbajtje.

Shkaku për përdorimin e procedurës së negociuar për këtë kontratë ishte se MPB-së i kishte tepruar një sasi e konsiderueshme e dokumenteve – rreth 280 mijë pasaporta dhe 240 mijë letërnjoftime -nga dy kontratat paraprake dhe se MPB nuk kishte të drejtë të kyçte kompani tjerë për mirëmbajtje apo avancim të sistemeve për të mos ia cenuar të drejtën e pronësisë industriale kompanisë të cilës sapo i kishin skaduar kontratat.

Me kontratën e re MPB i kishte integruar kontratat për tri sistemet ekzistuese për personalizim të dokumenteve (tri sisteme- pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë) në një kontratë të vetme.

Mesatarja e shpenzimeve vjetore nga viti 2011 deri në korrik të vitit 2016, kur kanë skaduar këto kontrata ishte mbi 3.5 milionë euro. Ndërsa, me kontratën aktuale- të lidhur me procedurë të negociuar që ka filluar të zbatohet në gusht të vitit 2016, shpenzimet e parapara vjetore arrijnë afër 4 milionë euro në vit ose afër 13 për qind më të larta krahasuar me kontratat paraprake, shkruan lajmi.

Kontrata e parë për prodhimin e pasaportave peshonte 6 milionë e 631 mijë e 896 euro me kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Ndërkaq, kontrata për “Furnizim me letërnjoftime elektronike dhe sisteme (softuer dhe harduer) për personalizimin e letërnjoftimeve”, kishte vlerë prej 7 milionë e 879 euro.

Nuk kishte asnjë nen që parashihte mirëmbajtjen. E dyta që zgjatë 5 vjet kushton hiç më pak se 19 milionë e 817 mijë e 750 euro.

Vlerësimi i nevojave në MPB për kontratën “Furnizim me pasaporta, letërnjoftime, patentë shofer dhe mirëmbajtja e sistemeve të tyre” nuk ka pasur argumente si duhet për shkak se MPB nuk e kishte bërë një analizë të mirëfilltë të sistemeve aktuale për të konstatuar investimet që janë bërë deri para lidhjes së kontratës si dhe për të identifikuar saktë investimet që nevojiten në të ardhmen. Për më shumë, në kontratën aktuale nuk është specifikuar cilat janë avancimet që do t’i bëhen sistemit dhe çmimet përkatëse për të arsyetuar rritjen e shpenzimeve prej 448 mijë eurove në vit. Për më tepër nuk është përcaktuar as koha kur do të bëhet avancimi (investimi), d.m.th mund të ketë investime edhe në vitin e fundit të zbatimit të kontratës dhe në këtë mënyrë MPB-së i krijohet varësi e vazhdueshme nga kjo kompani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles