3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas akuzave nga kabineti i tij ndaj Hotit, presidenti Thaçi flet për dialogun e Brukselit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kreun e PD-së, Lulzim Basha, raporton Gazeta Express.

Pas takimit, Thaçi dhe Basha kanë folur para mediave.

“E falënderoj për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare”, ka thënë presidenti, duke dhënë detaje për atë se çka ka biseduar me kreun e PD-së.

“Biseduam për zhvillimet në Kosovë – Shqipëri dhe bashkëpunimin mes institucioneve”, tha ai.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet të ketë konsensus të brendshëm dhe hapa konkretë në raport me dialogun.

“Është e rëndësishme që të vazhdohet të kemi një konsensus sa më gjerë për hapat konkret dhe atë të dialogut. Biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për neve është me rëndësi jetike që të kemi koordinim mes spektrit politik, të jetë angazhim i unitetit, të institucioneve, të partive politike. Edhe fakti ndërkombëtar duhet të jetë i koordinuar në një bashkëpunim të ngushtë mes Uashingtonit dhe Brukselit”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se nuk duhet të ketë bisedime teknike, por, dialog që përfundon me njohje reciproke.

“Që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik por me njohje reciproke sa më shpejt që është e mundur”, shtoi presidenti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles