Site icon Prishtinapress

Partitë, të bindura se nuk do t’i humbasin bastionet e tyre

Partitë politike janë të bindura që nuk do t’i humbasin bastionet e tyre.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e cila qeverisë me Komunën e Podujevës që nga paslufta, fitorja në zgjedhjet e nëntorit të 2017-ës është e sigurt, raporton KTV.

Agim Kikaj, deputet nga radhët e LDK-së, njëherësh edhe ish-kryetar i kësaj komune, thotë se kjo parti ka traditë dhe se shprehet i sigurt për votat e qytetarëve.

Por, ndryshe mendojnë nga PDK-ja në këtë qytet. Votimi në baza provinciale, sipas analistëve, është larguar nga mentaliteti i votuesit kosovarë.

Njohës të çështjeve politike në vend ua bëjnë me dije partive politike që të mos sigurohen, pasi shumë lehtë mund t’i humbasin komunat në të cilat qeverisin.

Megjithatë, ka ende komuna që qeverisen nga e njëjta parti qe 17 vjet, siç është Fushë Kosova nga LDK-ja, e Skënderaj nga PDK-ja.

Exit mobile version