Site icon Prishtinapress

Partitë politike ende të pavendosura për kandidat të Komunës së Prishtinës

Zgjedhjet në nivel komunal janë afër ndërsa partitë politike ende nuk kanë dal me emra konkret se me cilët kandidat synojnë marrjen e pushtetit.

Garë më e ashpër pritet të zhvillohet në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës emrat që po përfolën më së shumti në kandidimin për kryetar të Prishtinës janë, Ismet Beqiri, Sokol Havolli dhe Arban Abrashi.

Agim Gashi i LDK-së, ka thënë për lajmi.net se emrat e përfolur janë të vetëshpallur.

“Partia ende nuk ka dhënë një propozim, me kohë do të dalim dhe do ta bëjmë zyrtare”, është shprehur Gashi.

Nëndega e Partisë Demokratike synon ta shpallë kandidat kryetarin e Degës në Prishtinë, Lirak Çelaj.

“Nuk ka një përcaktim përfundimtar për këtë çështje, por në Degën e Prishtinës ekziston një disponim në parim që kryetari i degës të jetë kandidati për Prishtinën”, ka thënë ai.

Pa kandidat është ende edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Degës në Prishtinë, Avni Arifi ka qenë i përfoluri i kësaj partie, mirëpo në një prononcim për lajmi.net ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk do të jem kandidat dhe kjo është e sigurt. Besoj se në muajin mars do e vendosim”, ka treguar Arifi.

Edhe Nisma për Kosovën ende nuk ka vendosur se kënd do e kandidoj, sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi ka thënë për lajmi.net se nuk është marrë akoma një vendim.

Aleanca Kosova e Re po pret të mbajë Kongresin e Partisë e më pas të marrin një vendim.

Exit mobile version