3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron Hasani: Nëse deri me 5 maj s’kemi president, dalim në stërnishtë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka shpjeguar procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Hasani thotë se nëse vendi s’do të ketë president të ri deri më 5 maj, do të shkatërrohet rendi kushtetues në vend.

“Afati i fundit është 5 maj më duket kur i përfundon mandati  gjashtëmujor”, tha Hasani.

“Këta sot që po dështojnë që dy herë munden edhe deri në mëngjes me dështu por pa u bo 80 nuk konsumohet dhe kjo mund të vazhdojë deri më 5 maj”, shpjegoi Hasani në T7.

“Më 5 maj ti e shkatërron institucionin e presidentit e shkatërron i9nstitucionin e Kuvendit dhe s’ka kush i shpallë zgjedhjet e as i certifikon zgjedhjet. Futesh në krijimin e një sistemi paralel  prej këtij kushtetues që e ke sot. Del në atë që e i kam thënë unë me shaka, ishalla nuk dalim në stërnishtë”, theksoi Hasani.

Hasani tha se seanca e sotme mund të shtyhet për një ditë tjetër.

“Seanca e sotme, është çështje politike por juridikisht që kryetari i Kuvendit dhe Kuvendi me vendim të veçantë mundet me shty seancën për një ditë tjetër, kurdoqoftë dhe vazhdon seanca e njëjtë. Përveç nëse Kuvendi me një vendim të veçantë thotë se shtyrja po bëhet me bo presion ndaj deputetëve që nuk është rasti këtu, pasi kjo duhet të dëshmohet me deklaratë të deputetit dhe nuk besoj që kjo është gjendja”, shpjegoi Hasani.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles