Site icon Prishtinapress

Paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Kurse zyrtares së lartë ekzekutive të KPK-së, Marigona Berisha, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria e Prishtinës dje ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Ndërsa kujtojmë se gjatë seancës paraprake që është mbajtur sot, prokurori Zejnullah Gashi ka ndryshuar kërkesën ndaj të dyshuares Marigona Berisha për caktim të masës së sigurisë nga ajo për caktim të paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak.

Krasniqi po dyshohet për veprat penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, dhënie e ndihmës kyesve pas kryerjes së veprës penale.

Kurse Berisha për moslajmërim të veprës penale.

KALLXO.com ka raportuar se Lavdim Krasniqi dhe Marigona Berisha nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike

 

 

Kurse Këshilli Prokurorial i Kosovës dje ka njoftuar se pas fillimit të procedurës penale ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

Exit mobile version