8 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Pamje dhe detaje të papublikuara deri më tani të aksionit në veri 

Policia e Kosovës ka dhënë informata e detaje shtesë për aksionin që është zhvilluar tri ditë më parë në disa lokacione të ndara në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia në një njoftim për media ka treguar se ky operacion policor ka pasur për qëllim luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bastisjen dhe arrestimin disa zyrtarëve policor. Në këtë ditë sipas policisë janë janë arrestuar (19) pjesëtarë të policisë, të cilët kanë qenë të dyshimtë, (10) qytetarë  që kanë qenë të dyshuar,  (9)  qytetare të tjerë  të cilët kanë penguar zyrtaret policor ne kryerje te detyrës si dhe (1) zyrtar të UNMIK-ut.

Si vazhdimësi e hetimeve lidhur me këtë rast deri me tani janë arrestuar edhe (3) zyrtar policor, të cilët kanë qenë të përfshirë në urdhër arrest.

“Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së , me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policor dhe të qytetarëve në veprat; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj”

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Koaovës:

Ashtu siç është bërë e ditur me datë 28 Maj 2019,  Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zbatuar urdhër kontrollin në disa lokacione të ndara në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky operacion policor ka pasur për qëllim luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bastisjen dhe arrestimin disa zyrtarëve policor, ku ditën e realizimit të operacionit janë arrestuar (19) pjesëtarë të policisë, të cilët kanë qenë të dyshimtë, (10) qytetarë  që kanë qenë të dyshuar,  (9)  qytetare të tjerë  të cilët kanë penguar zyrtaret policor ne kryerje te detyrës si dhe (1) zyrtar të UNMIK-ut.

Si vazhdimësi e hetimeve lidhur me këtë rast deri me tani janë arrestuar edhe (3) zyrtar policor, të cilët kanë qenë të përfshirë në urdhër arrest.

Të gjithë personat e arrestuar janë trajtuar sipas standardeve dhe procedurave të parapara ligjore, duke respektuar në plotni të drejtat dhe liritë e tyre, të garantuara me ligj.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së , me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policor dhe të qytetarëve në veprat; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Plani policor ka filluar se zbatuari ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha rajonet në të cilat kryesisht kanë kaluar pa incidente, përjashtuar rajonin e Zubin Potokut, ku tek vendi i quajtur “Klisurë”, persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë si drunjë, ndezje të zjarrit dhe automjete të rënda, kamionë me pasha të rënda e të tjera.

Policia në këtë zonë ka hasur në rezistencë të armatosur me arme zjarri nga persona të dyshimtë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy zyrtar policor, prej tyre njeri me rënde ndërsa tjetri me lehte, përfshirë edhe disa zyrtar të lënduar gjatë veprimeve për të hapur barrikadat e vendosura nga qytetaret.

Shumica e të dyshuarve kanë qenë të dhunshëm gjatë arrestimit, dhe si pasojë e kësaj Policia është dashur që ta përdor forcën e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim që të dyshuarit ti vë nën kontroll.

Vlen të theksohet se gjatë largimit të barrikadave dhe disa personave që kishin dalë në rrugë me qëllim të pengimit të policisë, disa herë është vërejtur një automjet Toyota ngjyrë e bardhë me targa dhe shenja të UN-it , e cila lëvizte bashkë me të dyshuarit në disa lokacione.

Drejtuesi i veturës ka ndihmuar protestuesit e dhunshëm duke e vendosur veturën e tij zyrtare në mes të rrugës para personave të dyshuar dhe barrikadës së vendosur, ku në pjesën e pasagjerit është vërejtur se është nxjerr një Motosharrë, e cila nga personat e dyshuar është përdorur për prerjen e druve dhe vendosjen e tyre në barrikadë.

Edhe përkundër faktit se zyrtarët policor kanë kërkuar disa herë nga i njëjti që ta liroj rrugën, duke e përsëritur kërkesën edhe në gjuhen angleze, i njëjti ka refuzuar urdhrat policor duke mos pranuar, të komunikojë, të identifikohet si dhe ta lirojë rrugën.

Zyrtaret policor duke u gjetur në një situatë të renduar në një zonë të rrezikshme janë detyruar ta nxjerrin nga makina me forcë dhe ta arrestojnë atë, për ta shoqëruar në polici. Personit në fjalë fillimisht iu është ofruar ndihma mjekësore në spitalin e Mitrovicës.

Me urdhër të Kryeprokurorit kompetent të Mitrovicës personi i UN-it edhe pse i dyshuar për veprimet e tij të kundërligjshme, duke ja respektuar imunitetin personit në fjalë,  nuk i është shqiptuar ndonjë masë e as ndalesë dhe i njëjti është liruar se bashku me veturën e tij dhe ju është dorëzuar stafit të UN-it në Mitrovicë, mirëpo  ndaj të njëjtit është proceduar rasti për pengim të zyrtareve policor në kryerje të detyrës dhe pjesëmarrjes në turmë.

Policia e Kosovës sipas detyrave dhe procedurave policore, pas çdo veprimi operacional bënë vlerësimet pasoperacionale, lidhur me zhvillimin e operacionit ne përgjithësi.

Meqë ende hetimet janë duke vazhduar Policia e Kosovës  sipas detyrës zyrtare është e kufizuar ne dhënien dhe publikimin e informacioneve tjera më të detajuara.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles