Site icon Prishtinapress

Pal Lekaj kishte punësuar ekzaminerët e arrestuar për korrupsion (Dokumente)

Së paku pesë zyrtarët e arrestuar për korrupsion të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) ishin punësuar direkt nga ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në bazë të dokumenteve që ka siguruar “Front Online” shihet se Agim Restelica i licencuar për pyetës ishte angazhuar në cilësinë e pyetësit në këtë Ministri me vendim të ministrit Lekaj nga 1 nëntori i vitit që lamë pas. Por, ky së bashku me 22 zyrtarë tjerë të kësaj Ministrie ishin arrestuar nga Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës si të dyshuar për korrupsion.

Po ashtu, edhe personi tjetër i arrestuar Dragan Zhivkoviç, i licencuar për pyetës, po ashtu me vendim të ministrit ishte angazhuar si pyetës nga 1 nëntori i vitit 2018 në departamentin e patentshofëreve në Ministri.

Edhe personi tjetër i licencuar për pyetës Labinot Ajeti, ishte angazhuar në cilësinë e pyetësit në këtë ministrit gjithashtu me një nëntorit të vitit 2018 me vendim të ministrit në largim Pal Lekaj.

Sipas dokumenteve që ka arritur t’i siguroj “Front Online” shihet se më një nëntor po ashtu me vendim të ministrit në largim të infrastrukturës ishin punësuar edhe Adem Binakaj dhe Magbule Haziri e që të dy kanë qenë pjesë e listës së të arrestuarave në Ministrinë që e drejton Pal Lekaj.

Në atë kohë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kishte njoftuar se gjatë ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se më 22 janar të këtij viti, kishin pranuar këtë informatë nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë- Kosovë  nga disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë siguruar dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë. Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe inicialet e të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit të sotëm policor:

F.K.                   viti i lindjes  1968            f.k.sh.

N.L.                  viti i lindjes  1966           m.k.sh.

F.L.                   viti i lindjes  1993           m.k.sh.

L.A.                  viti i lindjes  1988           m.k.sh.

E.B.                   viti i lindjes  1994           m.k.sh.

L.Sh.                 viti i lindjes  1977           m.k.sh.

  1. A.                 viti i lindjes  1983           f.k.sh.

F.F.                   viti i lindjes  1989           f.k.sh.

A.M.                 viti i lindjes  1970           m.k.sh.

A.R.                  viti i lindjes  1957           m.k.sh.

N.B.                  viti i lindjes  1962          m.k.sh.

F.E.                   viti i lindjes  1962          m.k.sh.

M.M.                viti i lindjes  1973           f.k.sh.

A.B.                  viti i lindjes  1967          m.k.sh.

Sh.Z.                 viti i lindjes  1959          m.k.sh.

D.Zh.                viti i lindjes  1960          m.k.s.

B.J.                    viti i lindjes  1984          m.k.sh.

A.K.                 viti i lindjes  1956          m.k.sh.

L.B.                  viti i lindjes  1961          f.k.s.

H.J.                   viti i lindjes  1966          m.k.sh.

Sh.S.                 viti i lindjes  1981          m.k.s.

A.T.                  viti i lindjes  1963          m.k.sh

P.T.                  viti i lindjes  1995          m.k.sh.

Policia ka sqaruar se janë arrestuar gjithsej 23 të dyshuar, ku 16 të arrestuarit e parë në këtë listë, janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle.

“Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore. Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, është thënë më tej në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. / Front Online /

Exit mobile version