Site icon Prishtinapress

Pakujdesia e mjekëve ia rrezikoi jetën e Shqiponje Hazirajt (Video)

Shtatzëna Shqiponje Haziraj, e cila kishte shkuar në Spitalin Rajonal të Pejës, për të lindur fëmijën e saj, nuk e kishte imagjinuar se do të ballafaqohej me një rrezik të madh për jetën e saj.

Nëna e katër fëmijëve, derisa qëndronte e shtrirë në spital, ka treguar për RTV Dukagjini se nuk e ka marrë trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin e Pejës, duke shtuar se si pasojë e kësaj pakujdesie, e ka pasur jetën në rrezik.

“Prej orës 9 deri në ora 10 kam ndejt me barkun çelë. E kanë thirr mjekun që ka pasë me m’qep në zorrë të trashë, ai nuk ka pranuar ta kryejë operimin dhe ka thënë se duhet me më dërgu për Prishtinë”, ka shtuar Haziraj.

Se Shqiponje Haziraj e ka pasur jetën në rrezik, tregon edhe burri i saj, Haki Haziraj, i cili ka theksuar se gruaja e tij nuk është pajisur më asnjë dokument pasi që ka lindur.

Ndërsa, shefi i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës, Ramadan Daci, e ka konfirmuar rastin, dhe sipas tij, problemet nuk janë shkaktuar për shkak të moskujdesit të mjekut.

Ai ka thënë se problemet që i kanë ndodhur pacientes, janë edhe probleme fiziologjike, të cilat janë të lejuara për shkak të formave dhe sidomos për shkak të frytit.

https://youtu.be/aJMmybvgP7A

Exit mobile version