Site icon Prishtinapress

Pakistani shpallë bllokadë të pjesshme para Bajramit

Pakistani ka shpallë bllokadë të pjesshme tetëditore pak para festës së Fitër Bajramit.

Bizneset që s’janë esenciale dhe vendet turistike do të jenë të mbyllura, ndërsa udhëtimet në vend janë të kufizuara nga 8 deri më 16 maj.

Vendi aktualisht po lufton me një valë të tretë të infeksioneve të koronavirusit. Gjatë muajit prill, Pakistani ka regjistruar më shumë se 140,000 raste dhe 3000 vdekje.
Zyrtarët kanë thënë se kufizimet ishin të nevojshme duke pasë parasysh edhe rritjen shkatërruese të rasteve në Indinë fqinje.

Të shtunën Pakistani raportoi 4109 raste pozitive.

Exit mobile version