3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pak para seancës për presidentin, lajmërohet Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka nisur shkrimin e tij në FB me një mesazh për opozitën.

Ai ka thënë se mbrëmë fituan ata ndërsa sonte duhet të  fitojë shteti me zgjedhjen e Osamnit Presidente.

Tutje Kurti shkruan se pas zgjedhjes së Presdientit do të fillojnë konsultimet me opozitën për përmbylljen e reformës zgjedhore.
Postimi i plotë:

Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti.

Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.

Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona.

Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles